Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës, është arrestuar dje në Fshatin Llapashticë e Epërme të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari mashkull K/Shqiptar ishte i kërkuar tashmë e disa kohë nga policia, dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë nr. 201/ 2016, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Arrestimi ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së djeshme rreth orës 21:30 minuta./Llapi.info