Në “Zahir Pajaziti”, Llapi pret Trepçën ’89 në xhiron e 22-të në Ipko Superligë, njofton Llapi.info
Nikoqirët kërkojnë fitoren e tretë radhazi në këtë sezon për të mbetur në garë për titullin kampion. Ndeshja luhet me fillim nga ora 13:30, në stadiumin e qytetit të Podujevës.
Bardhë e kaltrit e Llapit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores në mesjavë ndaj Gjilanit, ndërsa Trepça ’89 u mposht në shtëpi nga Liria e Prizrenit.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Adem Jashari” këto dy skuadra u ndanë pa fitues, duke barazuar 1 me 1.
Për këtë ndeshje, drejtori sportiv, Tahit Batatina ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve llapjanë.
Pas 22 javëve, Llapi radhitet në pozitën e tretë me 44 pikë të tubuara aq sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë, pesë pikë larg ndaj Feronikelit. Në anën tjetër, Trepça ’89 gjendet në pozitën e shtatë me 28 pikë./Llapi.info