Reshjet e djeshme të shiut kanë bërë që të rritet niveli i Lumit Llap,ku me rritjen e nivelit të ujit së bashku me valët e ujit valviten edhe mbeturinat e shumta të hudhura në këtë lum, njofton Llapi.info.

Kjo vjen si pasojë e moskujdesit të banorëve që jetojnë afër Lumit LLap, e nganjëherë edhe të atyre që jetojnë më larg këtij lumi, të cilët nuk kursehen dhe hudhin mbeturina të shumëta në shtratin e Lumit Llap dhe në breg të tij.

Kjo përpos që ndikon në imazhin e bukurive që ofron Lumi Llap, kjo ndikon edhe në ndotjen e ambientit e rrjedhimisht edhe të ajrit të cilin e thithim çdo ditë.

Lumenjët konsiderohen si një ndër pasuritë më të mëdha natyrore mirëpo video që ju sjell Llapi.info ju bënë që ta shihni që Lumi Llap nuk është duke u ruajtur si pasuri e tillë.

Mbeurinat e shumta vazhdojnë të “rrjedhin” së bashku me ujin në shtratin e këtij lumi./ Llapi.info