Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, ka kërkuar nga anëtarët e stafit akademik të certifikuar si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në një afat të përcaktuar kohor, të deklarohen për përcaktimin e tyre për pozitën e deputetit të Kuvendit, apo për punën e mësimdhënësit në UP.
E, pas deklarimeve të mësimdhënësve për funksionin e deputetit, Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për pezullim të vendit të punës si profesor në UP për 11 deputetë.
Zyra për media e Universitetit të Prishtinës në një përgjigje për Telegrafin ka treguar se cilët janë mësimdhënësit të cilët janë përcaktuar për funksionin e deputetit dhe që iu është pezulluar kontrata e punës me UP-në.
Lista e mësimdhënësve të cilët janë përcaktuar për funksionin e deputetit të Republikës së Kosovës, të cilëve iu është pezulluar kontrata e punës me UP-në janë:
- Prof. dr. Enver Hoxhaj
- Prof. ass. dr. Ardian Kastrati
- Prof. ass. dr. Ardian Gola
- Ass. dr. Fitim Uka
- Prof. dr. Kujtim Shala
- Prof. dr. Avdullah Hoti
- Prof. ass. dr. Hikmete Bajrami
- Ass. Eliza Hoxha
- Prof. asoc. dr. Ferat Shala
- Prof. asoc. dr. Shemsedin Dreshaj
- Prof. ass. dr. Albena Reshitaj.
Telegrafi ka pyetur edhe për çështjen e Ardian Kastratit, të cilin UP e kishte dërguar në Këshillin e Etikës pas gjuhës së përdorur në rrjetet sociale ndaj presidentes Vjosa Osmani, por që nga UP thonë se Këshilli Etik i UP-së është në proces të trajtimit të kësaj lënde.