Moskujdesi i duhur në trafik shpeshherë ka rezultuar me aksidente nëpër rrugë të ndryshme të Podujevës, shkruan Llapi.info

Jo rrallëherë qytetarët hasin në shkelje të ndryshme të cilat bëhen nga vozitësit e automjeteve.

E një rast i tillë ka ndodhur para pak minutash në rrugën Kërpimeh – Podujevë.

Në bazë të një video të dërguar nga lexues të Llapi.info, shihet se një veturë është në lëvizje pa asnjë dritë sinjalizuese. Sipas dëshmitarëve, kjo ka bërë që të vështirësohet qarkullimi në këtë rrugë që është ndër më të frekuentuarat në këtë Komunë.

Ndryshe, nuk janë të pakta aksidentet si pasojë e mos respektimit të rregullave të trafikut, teksa për këtë Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar./Llapi.info