Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 85-vjeçare vdiq veterani i arsimit, Mehdi I. Hoxha (1930-2015).

I ndjeri ishte punëtor i palodhshëm i arsimimit dhe edukimit të brezave për gati gjysëm shekulli duke filluar nga viti 1948 deri në pension 1995

Në vitin 1948 ai ishte emëruar mësues në fshatin Pollatë të Podujevës, dhe vazhdoi punën edhe në fshatra tjera sin ë Bajçinë, Majanc, Lupç të Ulët, Lluzhan e Batllavë.

Varrimi i tij bëhet sot me datën 06.08.2015, e enjte, në orën 17:00 në varrezat e fshatit Lluzhan, te xhamia e vjetër./Llapi.info