Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, është shtyer loja testuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e cila është paraparë të luhej të shtunën më 28 korrik.
Tutje në njoftimin e FFK-së bëhet e ditur se veprimet e ndërmarra janë ne koordinim të plotë me UEFA-n dhe inspektorët e saj.
FFK ka shprehur ngushllime për familjarët dhe miqtë e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditët në vijim.