Me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Hajdin Halilit dhe Sami Plakollit, sot në fshatin Orllan të komunës së Podujevës janë bërë homazhe pranë lapidarëve të tyre, njofton Llapi.info.
Përpos qytetarëve të shumtë të cilët kishin shkuar që t’i nderonin figurat e këtyre dëshmorëve, aty u panë edhe disa nga politikanët e vendit, si Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Ylli Hoxha, Ahmet Isufi e të tjerë.
“Në përkujtim të renies dhe në derim të vepres së dëshmorëve të Lirisë Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti.
E kemi për nderë t’i kujtojmë, por parasegjithash e kemi për detyrë të ecim rrugës së tyre.
LAVDI!.” – ka shkruar Rexhep Selimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook./Llapi.info