Në Podujevë ka arritur kontingjenti i parë i donacioneve nga Westerstede, falë bashkëpunimit me Bashkësinë Westerstede të Gjermanisë.

Ky kontingjent i parë i donacioneve që ka arritur të shtunën në Podujevë përfshinë një automjet për Brigadën e Shërbimit të Zjarrfikësve, Emergjencës dhe Shpëtimit dhe pajisje mjekësore për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Ky donacion vjen si rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Podujevës me Bashkinë Westerstede të Gëjermanisë, pas vizitës së fundit të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me kryetarin e bashkisë, Klaus Gross dhe me drejtues të institucioneve të ndryshme të Westerstedes.

Donacioni që arriti nga Gjermania, e ka pranuar Drejtori i Arsimit në Podujevë, Nexhmi Rudari, i cili i falënderoi përfaqësuesit e Westerstedes për konkretizimin e marrëveshjes për donacione Podujevës, duke i vlerësuar të rëndësishme këto pajisje për efikasitet dhe rritje të cilësisë së shërbimeve në Brigadën e Zjarrfikësve edhe në QKMF në Podujevë.

Rudari tha se kjo është vetëm pjesa e parë e ndihmës, ndërsa gjatë majit pritet të arrijë edhe kontingjenti tjetër donacioneve, ku përfshihet edhe një automjet për Brigadën e Zjarrfikësve, pajisje për shkolla (banka, karrige, piano dhe tabela ping-pongu) dhe shtretër për QKMF në Podujevë.

Ndërsa duke iu referuar bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës së Podujevës, Rudari tha se pritet realizimi i vizitave të ndërsjella të afaristëve nga Podujeva dhe atyre nga Westerstede, me qëllim të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe shikimit të mundësisë e së lidhjes së partneritetit për investime nga afaristët gjermanë në Komunën e Podujevës./llapi.info

11013501_1546979748885063_5876733618145111901_n

10994436_1546979875551717_1302243433276322888_n