Iniciativa vullnetare “RB” sot në Podujevë ka organizuar një aksion simbolik me moton “Dhuro gjak shpëto jetë” për dhurimin e gjakut në përkujtim të dëshmorit Bedri Ahmeti.
Reshat Blakçori, Kryetar i Iniciativës Vullnetare “RB”, tha se ky aktivitet po organizohet për ndër të dëshmorit Bedri Ahmetit.
“Një numër i konsideruëshem i qytetarëve të profileve dhe moshave të ndryshmë kanë shfaqur interesim për dhurimin e gjakut. Aktiviteti po organizohet për ndër të dëshmorit Bedri Ahmetit, i cili po në këtë datë kishtë dhuruar gjak në rinin e tij dhe po në këtë datë kishte dhënë jetën e tij për lirinë e vendit”, ka thënë Blakçori.
Fadil Mahmuti, menaxher për marketing dhe informim në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, tha se kjo është hera e tretë që organizohet një aktivitet i tillë për nder të Bedri Ahmetit.
“Kjo është hera e tretë që në bashkëpunim me iniciativën vullnetare “RB” po organizohet një aktivitet i tillë për nder të Bedri Ahmetit. Është një numër i konsiderueshëm i njërëzve që po dhurojnë gjak dhe deri tani, të gjithë personat e interesuar i kanë plotësuar kushtet për dhurim të gjakut”, ka thënë Mahmuti.
Ky aksion ka filluar në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 15:00 .