Shenjat e komunikacionit të vendosura në rrugë kanë për qëllim rregullimin e komunikacionit. Por, nëse këto shenja janë të vendosura gabim apo preken nga kalimtarët e rastit, një gjë e tillë shkakton hutime tek shoferët.

Në këndin ku lidhet rruga “Besnik Restelica” me rrugën kryesore të qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”, shenja “Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi” është e kthyer gabimisht, sepse ajo në mënyrë që të bartë atë domethënie duhet të jetë në formën e piramidës së përmbysur.

Shenja 1

Kjo shenjë tash e disa muaj është e kthyer në atë mënyrë dhe askush nuk ka ndërmarrë asgjë për rregullimin e saj.

Shenja 2

Por, kjo shenjë nuk është e vetmja që shkakton hutime tek shoferët. Në rrugën “Zahir Pajaziti”, në afërsi të komunës, ku lidhet rruga me rrugën tërthore që të dërgon në fshatin Dumnicë, shënimet rrugore nuk janë të shënuara siç duhet. Vendosja e tepërt e vijave ndarëse nëpër shirita po shkakton hutime për rreshtim në shiritin e duhur, sidomos tek shoferët e rinj./Llapi.info