Një grup i të rinjëve nga Podujeva ka njoftur se nga data 1 mars do të filloj të mbaj kurs të gjuhës Gjermane falas, njofton Llapi.info.

Sipas njoftimit të Iniciativës Vullnetare RB, ligjeratat e Gjuhës Gjermane do të kombinohen edhe me sqarime se si fitohen bursa në institucionet gjermanofolëse (Gjermani, Austri) të cilat ndodhen në Kosovë, ligjerata për punësim jashtë vendi dhe punësim brenda vendi.

Më poshtë ua sjellim njoftimin e plotë:

Mësimi i gjuhës gjermane GRATIS

Një grup i të rinjëve nga Podujeva me mbështetjen e Iniciativës Vullnetare RB i njofton të gjithë të rinjtë e të gjitha komuniteteve që ndodhen në Podujevë, se fillon kursi i Gjuhës Gjermane PA PAGESE. I ftojmë të interesuarit ti bashkangjiten këtij kursi. Të interesuarit mund të jenë:

  1. Nxënës\e të Shkollave Fillore në Podujevë (klaset 8-9)
  2. Nxënës\e të Shkollave të Mesme në Podujevë

III. Student\e

  1. Të tjerë nga mosha 14 deri 22 vjeç

Të gjithë këta do të ndahen në grupe (klasë) sipas moshës. Së bashku do ta përfundojmë nivelin fillestar A1, të Gjuhës Gjermane. Ligjeratat do të mbahen gjatë vikendit në shkollën e mesme “Fan S. Noli” në Podujevë pasi është arritur marrëveshja me këtë shkollë. Po ashtu kemi edhe mbështetjen e disa organizatave Gjermane në Kosovë.

Ligjeratat e Gjuhës Gjermane do të kombinohen edhe me sqarime se si fitohen bursa në institucionet gjermanofolëse (Gjermani, Austri) të cilat ndodhen në Kosovë, ligjerata për punësim jashtë vendi dhe punësim brenda vendi.

Kursi fillon me 1 mars 2017.

Mund të kontaktoni në:

045463984 (viber, ëhp)

Faqja zyrtare e Iniciativa Vullnetare “RB”

Respekt për ju Genc Rashiti

Iniciativa Vullnetare RB