Feronikeli është ekipi i vetëm në Superligën e Kosovës në futboll që në shtatë ndeshjet e para të edicionit nuk ka pësuar humbje.

Humbjen e parë liderit synon t’ia shkaktojë përcjellësi i parë në garën për titull të kampionit, Llapi, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja derbi e javës së tetë ndërmjet Llapit dhe Feronikelit do të zhvillohet të mërkurën (sot, 15:30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Feronikeli kryeson me 17 pikë, kurse Llapi në vendin e dytë ka një pikë më pak.

Për të qëndruar edhe më tej si lider, Feronikelit do t’i mjaftojë edhe një pikë. Por skuadra nga Drenasi mendon për tri pikë, njësoj sikurse edhe te Llapi