Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim mbajtën sot në Podujevë stërvitjen shkollore për vetëdijesim dhe mbrojtje nga tërmetet, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, njofton Llapi.info

Image may contain: one or more people, table and indoor

Stërvitja e sotme u organizua me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe zvogëlimit të rrezikut nga tërmetet në shkolla, ndërsa ajo u realizua me automjet simulator, me të cilin u simulua tërmeti.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari falënderoi organizatorët e kësaj stërvitje, ndërsa mësimet dhe përvojat që marrin nxënësit i vlerësoi shumë të rëndësishme, jo vetëm për kohën kur ata janë nxënës, por për gjithë jetën.

Organizatorët thanë se stërvitjet shkollore që po zhvillohen edhe në komuna të tjera të Kosovës synojnë sensibilizimin, përgatitjen dhe njohjen e nxënësve se si ata duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

Ky organizim po bëhet në bashkëpunim mes AME-së, AFAD-in Turk dhe institucionet lokale.

Në stërvitjen e sotme kanë marrë pjesë nëntë shkolla të Podujevës, prej tyre gjashtë fillore dhe tri të mesme të ulëta.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing, crowd and outdoor
Image may contain: 3 people, people standing and outdoor