Në ambientin e teatrit “Avdush Hasani” në Podujevë, nesër do të bëhet promovimi i librit “Gjurmë të pashlyeshme…” i autores Basrie Murati- Sakiri nga Podujeva, raporton Llapi.info.
“Gjurmë të pashlyeshme…” është libri i parë i Basries. Ajo përmes këtij libri sjell rrugëtimin e saj në kohë, nga 2016 në vitet 1988/ 89 si dhe përjetime personale gjatë periudhës së luftës në Kosovë sa ajo ishte nxënëse në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë.
Basrie Murati përveç që shkruan, është pjesërisht aktive edhe në spitalin universitar, “Insel Spital” në Bern, ku edhe tashmë është duke jetuar. Ajo ushtron detyrën e asistentes mjekësore në Kirurgjinë ortopedike.
Në këtë eveniment i cili do të filloj nga pra 18:00, ligjëruese do të jetë autorja e librit./Llapi.info