Iniciativa Vullentare “RB” në bashkpunim me Qendrën Kombëtare të Transuzionit të Gjakut në Prishtinë, organizuan sot një aktivitet të dhurimit vullnetar të gjakut në sheshin e qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info.
Për tri orë sa zgjati ky aktivitet dhuran gjak gjithsej 40 persona.
Një nga organizatorët e këtij aktiviteti, Lirona Ejupi, për Llapi.info tha se këtë aktivitet e kishin planifikuar t’a organizonin për nder të Epopesë së UÇK-së dhe për shkaqe teknike nuk kanë mundur ta realizojnë me 5, 6 dhe 7 mars dhe si pasojë e kan realizuar me 8 mars.
“Motoja jonë ka qenë “Ata dhanë jetën ne japim gjakun”, mirëpo pse jo edhe për nder të 8 marsit me moton “Në vend një lule, një pikë gjak për të gjitha nënat shqipëtare”- tha ndër të tjera organizatorja Ejupi.