Në parkun mbrapa kafiterive në qytetin e Podujevës, përkatëisht në afërsi të Biblotekës së Qytetit të Podujevës, veturat kalojnë mbi kanalizime të hapura. Kjo pasi njërit prej kanalizimeve në këtë pjesë i mungon kapaku.
Në fotot e dërguara nga një lexues i portalit “Llapi.info”, shihet se si në këtë pjesë rrezikohet jeta e qytetarëve gjatë kalimit me vetura. Por, ky kanalizim i hapur nuk e rrezikon vetëm jetën e atyre që kalojnë me vetura. Vendi ku ndodhet ky kanalizim i hapur rrezikon edhe jetën e qytetarëve të cilët ecin në këtë pjesë.
E numri i atyre që kalojnë në këtë pjesë nuk është i vogël./Llapi.info