Pas një tentim vrasjeje dhe grabitjeje para dy ditësh në Komunën e Podujevës, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe dje në këtë qytet, njofton Llapi.info.
Në ora 02: 25 minuta, në rrugën “Zahir Pajaziti” ka ndodhur sërish një grabitje.
Sipas policisë i dyshuar është arrestuar një pasi që i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe i kane grabitur 500 euro.
Lexo edhe: Tentim vrasje dhe grabitje në Podujevë, arrestohen dy persona
Pas sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati./Llapi.info