Qindra vetura janë dëmtuar kryesisht në autostradat e Italisë, pas një stuhie që goditi këtë vend.
Siç mund të shihet në videot e publikuara më poshtë, ishte breshëri që binte me madhësi të topit të tenisit që thyen vetura, transmeton Telegrafi.
Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkulur shumë drunj, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në video gjithashtu mund të shihen shoferët që janë detyruar të ndalin veturat e tyre në mes të autostradës A1, jo larg qytetit të Parmës në veri të Italisë.
Moti i ligë ka bërë që një dyqani t’i thyhen xhamat dhe pronari i saj, një 78-vjeçar ka pësuar lëndime dhe ka përfunduar në spital.
Dëmet materiale raportohet se kapin vlerën e miliona eurove, e në Sardenia zjarret u kanë shkaktuar probleme të mëdha autoriteteve, pasi që mbi 20.000 hektarë janë shkatërruar plotësisht dhe mbi 900 banorët janë evakuuar.
Ecco i proiettili..#grandine #maltempo https://t.co/UZGmE9dWvj pic.twitter.com/8Jyg4zIVcl
— Mario 'e picone (@mimanda_picone) July 26, 2021
Benvenuti nell’era delle guerre climatiche. Un bombardamento senza colpevoli additabili. Geniale.
— Daniele (@Dubito_ErgoSum) July 26, 2021
Girato a #formigine.#grandinata #grandine #clima #meteo #weatherwar #weatherweapons #Weather pic.twitter.com/6ZgkHB9kYi