Në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në Podujevë është hapur qendra “Autizmi” në të cilën do të bëhet trajtimi i fëmijëve me autizëm, transmeton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se funksionalizmi i kësaj qendre është bërë falë mbështetjes së donatores Shpresa Xhakli.
Hapja e kësaj qendre në Podujevë, vjen pas asaj të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Lipjanit, Suharekës e Ferizajt./Llapi.info
Japostimi i plotë i Vliut:
Kemi bërë edhe një hap drejt krijimit të kushteve bashkëkohore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor për të gjithë fëmijët e Komunës së Podujevës.
Në ambientet e shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë kemi hapur Qendrën “Autizmi”, ku do të bëhet trajtimi i fëmijëve me autizëm.
Funksionalizmi i qendrës u mundësua falë mbështetjes nga donatorja Shpresa Xhakli, e cila dhuroi mjete mësimore, ndërsa ne siguruam hapësirat dhe do të kujdesemi që kjo qendër të funksionojë në mënyrën më të mirë.
Një falënderim i veçantë për Shoqatën “Autizmi” në Prishtinë, si dhe për ekipin që punoi shumë deri në jetësimin e këtij projekti. A.V.