Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në fshatin Shtedim të Podujevës, është raportuar për një rast dhune në familje.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull ka rrahur gruan e tij, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Lidhur me motivet e kësaj ngjarje, policia nuk ka dhënë informata.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar nëntë gjoba për kundërvajtje./Llapi.info