Policia e Podujevës raporton se dje në fshatin Sibofc të Podujevës ka ndodhur një sulm ndaj një personi zyrtar, ku një prind i një nxënësi ka goditur një mësimdhënës.

Mësimdhënësi ka marrë lëndime trupore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Remzi Gërguri, drejtor i shkollës fillore në fshatin Sibofc, përmes një prononcimi telefonik ka treguar për “Llapi.info” arsyen e sulmit ndaj mësimdhënësit.

“Një prind i një nxënësi me iniciale S.H., ka sulmuar arsimtarin e muzikës K.B. për çëshjten e një note”, ka thënë Gërguri.

I pyetur për gjendjen e mësimdhënësit, Gërguri ka thënë se tani ai është mirë dhe pritet të vazhdoj punën.

Në 24 orët e fundit në Podujevë ka ndodhur edhe një vjedhje në “Lagjen e Kuvajtit”, me ç’rast janë vjedhur instalimet e rrymës.

Poashtu, policia njofton se një vjedhje tjetër ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Hakif Zejnullahu”, me ç’rast është vjedhur një shumë e parave.

Në 24 orët e fundit ka ndodhur edhe një kanosje në Podujevë, përkatësisht në fshatin Pakashticë. Kanosja ka ndodhur përmes rrjeteve sociale në mes të dy personave të moshës madhore.

Në raportin për 24 orët e fundit policia e Podujevës njofton se janë shqiptuar 8 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info