Prishtinë, 18 janar – Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se Njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, më datën 17 janar 2019 ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast:

R. L. lindur me 1958 m/sh/k

Gjatë kontrollit të kryer, siç thuhet në njoftimin e Policisë, në trupin e të dyshuarit janë gjetur:

• 4 revole armë

• 1 armë gjuetie

• 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm

I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.

Njoftimi i Policisë nuk tregon se çfarë ndodhi me dy të dyshuarit e tjerë./Llapi.info