Më 19 Qershor – në 25 vjetorin e çlirimit të Komunës së Podujevës, nga ora 13:30 në Teatrin “Avdush Hasani” do të shfaqet dokumentari për heroin e kombit, Ali Ajeti i përgatitur nga Radio Televizioni i Kosovës(RTK).

Ftohen qytetarët të marrin pjesë!

Poashtu në këtë ditë të shënuar për qytetarët e Podujevës, nga ora 18:00 në RTK për historikun dhe karakteristikat e Komunës së Podujevës do të flasin Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe profesori, Rexhep Gjergji.