Në tregun në Podujevë mund të gjesh pothuajse gjithçka. Që nga të mbathurat e deri tek dorëzëzat.

Kjo vetëm në ditën e shtunë e cila njihet si ditë tregu në qytetin e Podujevës ku shumë nga tregëtarët edhe nga qytetet tjera vinë për t’i shitur produktet e tyre në Podujevë.

rroba

 

Produktet të cilat gjinden në këtë treg pothuajse të gjitha janë të ardhura nga shtetet e ndryshme perëndimore.

Por, sa i përket çmimeve, disa nga to janë të ulëta në krahasim me produktet e reja, e disa nganjëherë janë të njëjta me ato të reja. Edhe qytetarët të cilët kishin dalur në treg kanë thënë që këtu mund të gjesh vegla të ndryshme me çmime të arsyeshme. Por nuk e kan larguar mundësinë që kualiteti i tyre mund të mos jetë i mirë.

Llapi.info ka dalur në tregun e qytetit dhe ka mbledhur informacione lidhur me çmimet e produkteve që gjinden në këtë treg.

Llapi.info ekskluzivisht u sjell fotot e produkteve së bashku me çmimet e tyre:

1 Këto janë “pllanika” për të rritur ku çmimet sipas shitësve të tyre sillen nga 10-35 Euro.
pllanika

2. Ndërsa ato për fëmijë sillen nga 5-15 Euro. Sipas shitësve të gjitha këto janë mall i ardhur nga shtetet perendimore.pllanika-2

 

3. Mbathje për djem: 20 Europllanika-te-verdha

4. Në tregun në Podujevë mund të gjeni edhe motor për dru, cmimet e të cilëve sillen nga 250-500 EuromotorrEdhe këta sipas pronarëve janë të prodhuar në Gjermani.

5. Nëse nuk keni paisje dimërore për veturën tuaj, ato mund ti gjeni në tregun e Podujevës. Në këtë treg përvec gomave të cilat shihen në foto, mund të gjeni edhe zingjirë për borë dhe pjesë të tjera.
Cmimi i këtyre gomave: 60 Euro dy gomatgoma

6. Kujt do ti shkonte në mendje se në treg do të kishte edhe tharëse rrobash. Kjo gjindet në Podujevë ku çmimi sipas pronarit të saj është 60 Euro. Tharësja e rrobave gjithmonë sipas pronarit është në gjendje të rregullt:tharese-rrobash

7. Kabllo elektrike 50 metra, 30 Euro kabllo

8. “Burmashinat” 20-50 Euro(të përdorura):burmashina

9. Vegla të vogla pune, çmimi: 0.50 centvegla

10. Vezë ferme: çmimi: 30 copë 3 Euroveze

11. Mjaltë i krisitalizuar 15 euro, i pa kristalizuar 10 Euromjalte

12. Koftorrë për dru të vogla çmimi 15 Euro + 5 Euro qynga, për dru të mëdha 20 Euro + 5 Euro qyngakoftora

13. Hillt, çmimi: 250-300 Eurohillta

 

14. Televizor i përdortë: çmimi 20 Eurotelevizor

 

Këto ishin vetëm disa nga produktet që gjinden në tregun në Podujevë. /Llapi.info