Në fshatin Remnik të Vitisë të enjten është gjetur i shtrirë në rrugë një trup i pajetë mashkull K/Shqiptar.
Vdekjen e viktimës i cili nuk ka pasur shenja dhune në trup e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.
Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime pasi që vdekja është cilësuar si e dyshimtë.