Një person në Vushtrri ka ushtruar dje dhunë ndaj nënës së tij, kurse lëndime ka pësuar edhe babai që u përfshi në rast.
“Viktima femër /K Shqiptar është sulmuar nga djali i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në rast është përfshirë edhe burri i viktimës i dyshuari mashkull K/ Shqiptar i cili ka pësuar lëndime trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.