Nehat Thaçi, sot ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me këtë rast I ka kërkuar përkushtim maksimal në kryerjen e detyrës së re.
“Fuqizimi i institucioneve korrektuese mbetet prioritet dhe objektivë strategjike e punës time si ministër i Drejtësisë”.
“Sot i dëshirova mirëseardhje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë drejtorit të ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, si dhe kërkova përkushtimin e tij maksimal, pasi që është tejet e rëndësishme që Shërbimi Korrektues dhe komponentët e tij, të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me standardet dhe normat evropiane”, ka thënë Tahiri përmes Facebook.
“Tashmë këtij Shërbimi, do t’i qasemi me një logjikë progresive që përveç aspektit të sigurisë, do përfshijë edhe materializimin e plotë të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së personave në vuajtje të dënimit”.