Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mëngjesin e sotëm ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, shkruan Llapi.info.

Me këtë rast, ky material është shpërndarë edhe nëpër qendra të votimit në Komunën e Podujevës.

Materiali është shpërndarë edhe në shkollën ekonomike “Isa Boletini”, nën përcjelljen edhe të Policisë së Kosovës.

Nesër më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do të dalin para kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, e rrjedhimisht edhe qeverinë e ardhshme. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion 794 mijë e 862 qytetarë./Llapi.info