Fitore Podvorica nga Podujeva një nënë e tre fëmijëve kërkon ndihmë për shërimin e vajzës së saj e cila është e sëmurë nga tumori në tru, transmeton Llapi.info

Podvorica me tre fëmijët e saj jeton në baraka, ndërsa bashkëshorti i saj ka vdekur nëntë muaj më parë në një aksident trafiku.

Vajza e saj vuan nga një sëmundje e rrallë në kokë, gjë e cila po shqetëson atë jashtë mase.

“E kom vajzën e smut prej një sëmundje në krye, sëmundja ka ndikuar në sy as nuk më sheh, ça hanë edhe e vjell. Jetoj e vetme me qita fëmijë, burri më ka vdek në aksident. Jetoj vetëm më një social i cili është 110 euro por krejt po më shkojnë veç për ilaçe të çikës”, ka thënë Podvorica.

Ajo shtoi për T7 se komuna e Podujevës deri më tani nuk i ka ofruar ndihmë.

“Çdo gjashtë muaj e ka CD-në me ba, analizat nuk bahen në të shtetit por vetëm privat, e pa to nuk guxoj me lanë çikën” ka thënë ajo.

Podvorica mbetet me shpresën që komuna e Podujevës ta ketë më shumë parasysh rastin e saj, në mënyrë që t’ia lehtësoj dhimbjen në të cilën po kalon.