Nënë e bijë që vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci do të varrosen sot. Varrimi do të bëhet në orën 19:00, përcjrll GazetaBlic.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, përmes postimeve në rrjete sociale.

“Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se në aksidentin tragjik në Kroaci humbën jetën më të dashurat tona, Valentina dhe Erlinda Binakaj. Varrimi i të ndjerave bëhet me datë 28.07.2021 në orën 19:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë”, thuhet në njoftim.