Oficeri nga Kosova, nënkolonel Agron Bajrami, diplomohet në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë Amerikane.
Në ceremoninë e diplomimit merrnin pjesë edhe zëvendësambasadori i Republikës së Kosovës në ShBA, Frymëzim Isufaj, dhe atasheu i FSK-ës, kolonel Ilir Qeriqi.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, ka njoftuar se çdo ditë oficerët e FSK-së vazhdojnë të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre akademike.
Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane është një ndër shkollat më prestigjioze për edukimin dhe trajnimin e oficerëve në ShBA. Edukimi i oficerëve të FSK në këtë shkollë është edhe një dëshmi e rritjes së kapaciteteve profesionale të kësaj force.