Është nënshkruar kontrata për rikonstruktimin e rrugës “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, vlera e përgjithshme e kontratës është 1. 316.502,96 euro. Tenderin e ka fituar operatori ekonomik “Rahovica Comerce Shpk”, i cili kishte dhënë edhe vlerën më të ulët për t’i kryer këto punime.

Ky projekt Ishte paraparë të nisej në fund të muajit prill – eventualisht në fillim të majit, por që nuk ka nisur akoma.

Për vonesën, Komuna e Podujevës, ditë më parë, i ka thënë portalit Llapi.info, se i arsye mos fillimin e punimeve në këtë rrugë për shkak, siç thuhet në përgjigje, të vlerës së madhe dhe duhet detaje për t’u analizuar.

“Vlerësimi i ofertave te operatorët ekonomikë është në fazën përfundimtare të shpalljes së fituesit. Pas shpalljes së fituesit të tenderit për zbatimin e projektit të rikonstruktimit të rrugës “Skënderbeu”, janë gjashtë ditë afat ligjor për ankesat eventuale nga operatorët ekonomikë që janë të pakënaqur. Nuk mund të përcaktojmë afat të saktë kohor, por nëse shkon gjithçka sipas planifikimeve, brenda 2 jave mund të fillojnë punimeve”, thuhej në përgjigjen e Komunës për Llapi.info.

Sipas zyrtarëve komunalë, kostoja e këtij projekti është mbi 1 milion euro dhe kohën e liferimit, i njëjti projekt, parashikohet të kryhet për 220 ditë.

Në anën tjetër, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi gjatë prezantimit të këtij projekti, në shtator të vitit të kaluar, pati deklaruar se kjo rrugë do të rregullohet me të gjithë infrastrukturën.

“Ka përfunduar hartimi i projektit për ndërtimin e rrugës “Skënderbeu”, rrugë që do të rikonstruktohet tërësisht në vitin 2022. Kjo rrugë do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve infrastrukturore, ku do të përfshijë gjelbërimin, trotuarin, shtigjet e biçikletave”, ishte shprehur Bulliqi./Llapi.info