Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se ka nënshkruar listen finale, që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave. Vitia ka bërë të ditur se për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat sipas tij çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë dhe se ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte mjekësore.
“Sot nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte mjekësore. Urime të gjithë qytetarëve”, ka thënë Vitia.