Me vlerë prej 90.000 mijë euro është nënshkruar marrëveshja për rregullimin e shtretërve të lumenjëve në veçanti të lumit Llap, raporton Llapi.info.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit që ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka bërë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Agani tha se kjo marrëveshje do të kontribuoj në parandalimin e vëshrimeve.

“Ishte kënaqësi që së bashku nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit të rregullimit të shtretërve të lumit Llap. Mendoj se do të kontribuoj në parandalimin e vëshrimeve dhe do të ndikojë poashtu në cilësin dhe kujdësin e tokës bujqësore”, ka thënë Agani.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bëri të ditur se vlera e këtij projekti është 90.000 mijë euro.

“Unë sot pata kënaqësi të kem një bisedë me ministrin Agani me të cilin u nënshkrua një marrëveshje për bashkëfinancimin e rregullimit të shtretërve të lumenjëve, në veçanti të shtratit të lumit Llap me vlerë prej 90.000 euro që ministria ka ndarë për Komunën e Podujevës për trajtimin e ujërave”, ka thënë Veliu.

Llapi.info u sjell pamjet nga momenti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje./Llapi.info

13036433_10205974521537835_895393533_o