Sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar tri kisha në qytetin të dytë më të madh të Indonezisë, Surabaya, duke lënë të vdekur nëntë persona.
Policia nga atje nga njoftuar se 40 veta të tjerë kanë mbetur të lënduar. Këto tri sulme të ndara, pothuajse janë kryer në të njëjtën kohë dhe nuk ka ndonjë grup ende që ka marrë përgjegjësinë për to, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Fotografitë e shpërndara nëpër televizione dhe rrjete sociale kanë shfaqur mbeturinat para një kishe që kishte qenë cak i sulmit.
Në Indonezi, si vendi më me shumicë myslimane, thuhet se ka një rishfaqje të militantizmit islamik në muajt e fundit.