Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, më autorizimin e Prokurorisë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari.

Personi i kërkuar është Pajtim (Xhevat) Etemi, i lindur më 1 maj të vitit 1990, nё Grabanicё të Klinёs.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rёndё nё tentativё”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftim të policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]