Tahir Batatina e nisi kampionati me deklarata bombastike, duke e parë skuadrën e tij në ‘luftë’ për titull. Por pas pesë gjirove ajo që është thënë me atë që ka ndodhur nuk njasojnë njëra me tjetrën, pasi Llapi ka vetëm katër pikë dhe është në vendin e 10-të . Trajneri ende beson që skuadra e tij mund të përzihet në luftën për titull.
“Po ne filluam mirë, por kështu e ka futbolli. Edhe Feronikeli vitin e kaluar i humbi disa ndeshje, por u bë kampion. Fillimi i vështir të përmirëson për të ardhmen,. Po ne do ta japim maksimumin dhe asgjë nuk ka përfunduar ende sa i përket titullit”, deklaroi Batatina për Gazetaolle.com.
I pyetur nëse skuadra nuk fiton as në ndeshjen e ardhshme kundër Drenicës, a do të jap dorëheqja, trajneri u tregua i gatshëm edhe për këtë.
“Po unë besoj se po. Unë nuk jam i pa zëvendësueshëm. Më i rëndësishëm është klubi se individi”, përfundoi Batatina. /olle/