Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që mos te ketë tensione në Kosovë, të cilat mund t’i dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në kohën kur të dyja palët janë plotësisht të angazhuara së bashku më Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, në përcaktimin e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë, BE pret ashtu siç janë dekoruar të dy presidentet gjatë takimit të fundit në nivelit të lartë të dialogut më 18 korrik në Bruksel, të mos ketë tensione në terren të cilat do ta rrezikojnë objektivin e përbashkët të normalizimit të marrëdhënieve,” thuhet në një komunikatë për shtyp nga zyra e Përfaqësues së Lartë të BE-së Federica Mogherini.
Një thirrje e tillë ka ardhur pasi mediat në Kosovë dhe Serbi po raportojnë për tensione të mundshme në veri të vendit gjatë fundjavës.
Sipas tyre, kjo është e lidhur me dorëzimin e draftit të parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që pritet të jetë gati më 4 gusht (e shtunë), kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje, pritet ta dërgojë atë në Bruksel.
“Në e kuptojmë se puna (për draftin) është duke vazhduar. Në të njëjtën kohë BE vazhdon të punojë më të dyja palët për të siguruar implementim e kësaj marrëveshje dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë. /REL/