Kryetari i Komunës së Podujevës, AgimVeliu, thërret qytetarët e komunës së Podujevës në debat publik i cili do të mbahet nesër, 14 qershor 2016, në orën 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës, transmeton Llapi.info.

Tema e këtij debati publik është Korniza Afatmesme Buxhetore 2017-2019.

Kjo thirrje është bërë në bazë të nenit 68.3 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr. 03/L-40, nenit 8 të Udhëzimit Administrativ( MAPL) nr. 01/2015 për Transparencë në Komuna, nenit 66.3 të Statutit të Komunës së Podujevës nr. 01-1/298-10 dhe Qarkores Buxhetore 2017/01 për komuna./Llapi.info