Komuna e Kaçanikut ka vendosur që ditën e nesërme ta shpallë ditë zie. Ky vendim siç mëson Express, vjen pas vdekjes tragjike të dy policëve të Kosovës, Malësor Dashi dhe Armend Trena.
Trupat e viktimave u gjetën pas disa ditësh kërkimesh në lumin Lepenc, aty ku edhe ka ndodhur aksidenti.
Ndërkaq sot, do të varroset edhe trupi i Armend Trenës.
Prokuroria dje tha se nuk ka dyshime tjera përveç se rasti tragjik i policëve ka ndodhur si pasojë e aksidentit.