Të premten, më 15 korrik, fillon edicioni i tetë i festivalit tradicional “Teatri Ndryshe”, i cili sivjet i kushtohet promovimit të Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës në rrjetin social Facebook.
Festivali nis në orën 20:00 në Sallën e Teatrit me një ekspozitë me fotografi të Avdush Hasanit “47 vjet jetë, përjetësisht artist”, për të vazhduar pastaj me dramën “PER TE VERTETEN” të autorit Haqif Mulliqi, në regjinë e Agron Gërgurit.
Sipas këtij postimi, gjatë festivalit që do të zgjas deri më 20 korrik dhe do të jepen gjithsej pesë shfaqje teatrale./Llapi.info