Duke filluar nga nesër e deri të dielën për Ditën e Diasporës në Podujevë, do të shënohen aktivitete të ndryshme, transmeton Llapi.info
Aktivitetet do të mbahen në vende të ndryshme, dhe janë të organizuara nga Komuna e Podujevës, konkretisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport.
Kujtojmë, këto aktivitete ishin paraparë të mbahen më 27 dhe 28 korrik, por u pezulluan për shkak të shpalljes së tri ditë zie nga Presidenti i Kosovës, me rastin e vdekjes së veprimtarit, Adem Demaçi.
Më poshtë agjenda:
E marte, 31 korrik – Dita e Mërgimtarëve në Bajgorë
Në fshatin Bajgorë mbahet manifestimi “Dita e Mërgimtarëve”, me aktivitete të ndryshme kulturore, që fillojnë nga ora 11:30 dhe përmbyllen në ora 17:00.
Ky është një organizim i përbashkët i Ministrisë së Diasporës, Komunës së Podujevës, Komunës së Mitrovicës, Komunës së Vushtrrisë dhe Shoqatës Franko Shqiptare.
E mërkurë, 01 gusht
Ora 10:00 – Panair
Shoqata e grave “Antika”
Vendi: Parku i qytetit në Podujevë
E mërkurë, 01 gusht
Ora 19:00 – Program muzikor
Koncert Sh.K.A “Josip Rela”
Vendi: Sheshi i qytetit Podujevë
E enjte, 02 gusht
Ora 19:30 – Panair sportiv
Klubi i Karatesë “Podujeva”
Vendi: Sheshi i qytetit
E shtunë, 04 gusht
Ora 11:00 – Dita e Plisit
Vendi: Te kulla e Zahir Pajazitit, Orllan
E diele, 05 gusht
Ora 17:00 – Ndeshje futbollistike
KF LLAPI (veteranët) – KF LLAPI (diaspora)
Vendi: Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë