Nga nesër nis faza e dytë e dezinsektimit të hapësirave publike në Podujevë, njofton Llapi.info
Sipas njoftimit të Komunës dezinsketimi i fazës së dytë do të nis nesër nga ora 20:00.
“Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme. Lusim qytetarët që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre” thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se dezinsketimi do të kryhet në rrugët kryesore të qytetit dhe në Parkun e Paqes./Llapi.info