Ashtu siç ishte paralajmëruar, nesër në shkollat e Podujevës, do të mbahet grevë dyorëshë në të dyja ndërrimet, raporton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur për Llapi.info kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi ku tha se kjo grevë vazhdon për shkak të mos përmbushjes së premtimeve të dhëna nga ana e Qeverisë.
“Greva vazhdon për shkak të mosgadishmërisë së Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimin e Kosovës, lidhur me projektligjin mësimdhënësve që kanë punuar në vitet e 90-ta. Sa i përketë këshillave greviste ato janë informuar me kohë në të gjitha shkollat e komunës së Podujevës, të cilat do të kujdesen për mbarëvajtjen e grevës dyorëshe” tha ai.
Tutje Halimi bëri apel te të gjithë nxënësit që nesër të mos shkojnë në shkollë në dy orët e para mësimore.
“Për hir të sigurisë së nxënësve kërkojmë mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit të mos nisen për në shkolla gjatë kohës sa zgjatë greva, por të shkojnë prej orës së tretë sipas orarit mësimor” përfundoi Halimi./Llapi.info