Nesër do të nis ushtrimi treditor fushor “Skifteri 03” në territorin e Komunës e Podujevës, raporton Llapi.info
Ky ushtrim organizohet nga Batalionit i Tretë i FSK-së për Reagim të Shpejtë në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
Ndërsa, lokacioni në të cilën do të mbahet ushtrimi fushor do të jetë në fshatrat Batllavë dhe Orllan. Me këtë rast, Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët se nuk kanë arsye për ndonjë shqetësim gjatë kohës së mbajtjes së ushtrimit fushor.
“Ushtrimi organizohet në ndërveprueshmëri të Batalionit të Tretë me njësi të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komunën e Podujevës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Zjarrfikësit, Shërbimet Mjekësore Emergjente (SHME) dhe Kryqin e Kuq”, thuhet në kumtesën e Komunës./Llapi.info