Nesër duke filluar nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komuanl dhe në Sheshin e qytetit të Podujevës do të mbahet manifestimi “Dita e Mjaltit Llapjan”, njofton Zyra për Informim në Komunën e Podujevës, përcjell Llapi.info.

Ky manifstim do të mbahet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve “Llapi” në Podujevë.

Agjenda e manifestimit të kësaj dite është:

11:00 Fjala përshëndetëse dhe hapja e takimit
11:05 – 11:15 Prezantimi i aktiviteteve
11:15 – 11:20 Fjalë rasti e Kryetarit të Komunës
11:20 – 11:25 Fjalë rasti e përfaqësuesit të MBPZHR të Kosovës
11:25 – 11:30 Fjalë rasti e Kryetarit të shoqatës
11:30 – 11:33 Fjalë rasti e njërit nga vijuesit e trajnimit
11:33 – 11:40 Shpërndarja e certifikatave
11:40 Vizitë ekspozuesve të produkteve në Sheshin e Qytetit