Nesër nga ora 13:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë do të ndeshet KF “Besa” ku musafir do të ketë KF “Llapi”, shkruan Llapi.info.

Në njoftimin nga klubi futbollistik “LLapi”, thuhet se në Pejë, ekipi llapjan do të udhëtoi vetëm me një qëllim, atë për fitoren e radhes në kompeticionin e Vala Superligës.

“Llapi” ka kërkuar përkrahjen e tifozerisë në mënyrë që sipas tyre në fund të festojnë bashkë.