Nesër duke filluar nga ora 10:00 në sheshin “Ali Ajeti”, grupi “Llapi Cycling Group” me rastin e shënimit të stinës së pranverës organizon aktivitetin tradicional “Me Biçikleta n`Pranverë”, njofton Llapi.info.

Ky aktivitet sipas “Llapi Cycling Group” mbështet nga Stacioni Rajonal Policor i Podujevës, Qendra Kryesore e Mjekësis Familjare Podujevë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe biznese të ndryshme lokale.

Aktiviteti me biçikleta sipas Grupit “Llapi Cycling Group” Group”  nuk ka karakter garues por rekreativ do të zhvillohet në një shteg rreth 25km dhe përfshin 8 fshatra të ndryshme të komunës së Podujevës./Llapi.info

Fotografia e LLapi Cycling Group