Me moton ”Një veturë më pak” Grupi i Çiklistëve të Llapit, nesër duke filluar nga ora 10:00 do të organizoj aktivitetin për sensibilizimin e masës për përdorim më të madh të biçikletave. Njoftimin e kanë bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Grupi i Çiklistëve të Llapit, njofton se aktiviteti me biçikleta fillon nga sheshi i qytetit të Podujevës, për të vazhduar shtregun drejt fshatrave Letanc, Bajçinë, Peran, Obrançë dhe për t’u kthyer përsëri në Podujevë.

Sipas tyre, ky aktivitet nuk është garues.

Pjesëmarrësit duhet të jeni mbi moshën 16-vjeçare dhe të kenë biçikletën në gjendje të rregullt, thuhet në njoftim./Llapi.info